"Çifti i famshëm", Erjoni flet pas arrestimit: Pse e rraha Almën

Aktualitet

Qau me lot dhe i kërkoi publikisht të kthehej, por pasi u ribashkuan, cifti i famshëm duket se ka pasur probleme.

Erjoni dhe Alma që u bënë VIP në rrjetet sociale me videot ku i kërkonte të kthehej, kanë pasur një keqkuptim dhe ai i ka dhënë një dajak të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denoncimi në Polici është bërë nga Alma, e cila  është shprehur se Erjoni e ka rrahur.

Erjoni është arrestuar dhe mësohet se ka thënë në Polici se Alma e braktisi prapë dhe u largua nga banesa ku ata jetonin së bashku. I inatosur me largimin e saj dhe duke mos e pranuar braktisjen e radhës, ai ka thënë se e gjeti ku ishte dhe e rrahu në inat e sipër.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

-Erjon Sulohoxhaj, 35 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”,( i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  shtetasja A.N, 39 vjeçe, kallzon se prej katër muajësh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni  130/a/4 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT