Aksidenti i Ergi Dinit, mesazhi i ndjerë i nënës së Klejdi Halilit

Aktualitet

erestinaaPedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka folur për herë të parë për aksidentin tragjik, që i morri jetën djalit të saj dhe këngëtarit Ergi Dini disa jave me pare ne Tirane.

Me anë te një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe.

“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”, shkruan Erenestina Halili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrëmjen e mbrëmjes e datës 21 Nëntor 2016, në kryeqytet, humbën jetën këngëtari Ergi Dini dhe Kejdi Halili. Në orën 21:15 minuta, motori i drejtuar nga Kejdi Halili u rrëzua pranë urës së ish- Bllokut.

Drejtuesi i mjetit, në pjesën sapo kalon kryqëzimin, ka qenë duke udhëtuar me motorin në gomën e parë. Fatal për humbjen e kontrollit ka qenë momentin kur Kejdi Halili ka tentuar të ulë gomën e parë të motorit.

Menjëherë motori ka devijuar në krah të djathtë të trotuarit, ku dy të rinjtë u përplasën me pemën dhe më pas në asfalt, çka duket se ka qenë dhe goditja që i ka dëmtuar më shumë dy të rinjtë.

erestina-halili

ME TE LEXUARAT