Ekstradohet nga Italia shqiptari i kërkuar për trafik prostitucioni

Aktualitet

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Maksim SOTA, 40 vjeç, lindur në Fier.

Sipas policise, me vendimin Nr.39 datë 06.07.2004, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 13 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 114/a pika 5, 6 të Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky shtetas së bashku me vëllain R.Sota kanë shfrytëzuar një shtetase për prostitucion në Greqi dhe Itali nga viti 1997 deri në vitin 2002.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

ME TE LEXUARAT