Nisin efektet e para të ligjit për “Call Center”, ikin disa kompani nga Shqipëria

call-centerMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi u takua sot me përfaqësues të “Call Center” në Shqipëri ku deklaroi se qeveria do të negociojë me Italinë me qëllim që ligji i ri që pritet të miratohet në Dhjetor për mbylljen e kompanive në vendet që nuk janë në BE, të ketë sa më pak ndikim në Shqipëri.

“Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive” deklaroi Klosi.

Mirëpo, kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentiam Drenova tha se ky ndikim është shfaqur në Shqipëri pasi disa kompani tashmë janë tërhequr.

“Ligji italian po ndikon që tani te investimet, disa kompani janë tërhequr. Ligji mund të ndikojë në terma afatgjatë në kompanitë shqiptare” tha Drenova.

Nëse ky ligj miratohet Shqipëria dëmtohet nga ana ekonomike pasi në këtë

Miratimi i ligjit në Itali e rrezikon shumë ekonominë shqiptare pasi në sektorin e Call Center këtu janë të punësuar rreth 25 mijë persona.

Kliko per me shume info

One comment

  1. Ska rendesi rendesi ka qe Gangsterrat vrasesit dhe Trafikantet e droges te pasurohen se mbajn ne pusht- et Ramen me Ilirin ne te tjeret te vem ne te semes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rruga-kombit

Rruga e Kombit, kalimi do bëhet me pagesë brenda 60 ditëve

Rruga e Kombit brenda 60 ditëve do të bëhet me pagesë 5 ...