E përplas furgoni teksa lëvizte me biçikletë, vdes 78-vjeçari

Aktualitet

polici-korceNjë aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjecari ka ndodhur sot në Korcë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Unazën e Korcës në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën me dije se Thanas Qerimi, 78 vjeç, është përplasur nga një mjet teksa ishte duke kaluar në rrugë me biçikletën e tij dhe është lënë i pajetë.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, ai është identifikuar më pas si Renato Shahinasi, 36 vjeç.

Nga dëshmitë e para e marra në vendin e ngjarjes, dyshohet që mjeti i cili ka përplasur 78-vjecarin ka qenë një furgon në ngjyrë portokalli.

ME TE LEXUARAT