E pabesueshme/ Njihuni me mënyrat shkencore që ju bëjnë më të kënaqur me jetën

Soft

Kënaqësitë në jetë janë të pakta dhe të shkurtra. Ndoshta ka të bëj dhe mënyra me të cilën ne veprojmë. Ju keni forcën ta bëni veten të ndihet në majën e kënaqësisë së të jetuarit. Jo vetëm lumturi, por edhe prehje, kënaqësi, optimizëm, besim dhe dashuri, të gjitha këto mund t’i arrini lehtësisht duke ndjekur këshillat e mëposhtme. Qeshni më shumë, dashuroni me gjithë zemër, por edhe dhurojini të tjerëve kënaqësi. Ja rruga që do t’ju çojnë drejt një jete më të bukur.

1.Shpenzoni para për të tjerët

E pabesueshme, por e vërtetë, shpenzimi i parave për të tjerët në vend të vetes do t’ju bëjë më të plotësuar dhe të kënaqur me jetën tuaj, ka zbuluar një studim i publikuar në buletinin e psikologjisë. Studimi arriti në përfundimin se njerëzit më të kënaqur ishin dhuruesit më të mëdhenj, pavarësisht se çfarë kishin fituar. Ata ndihen gjithnjë më mirë duke dhuruar në vend që të mbajnë vetëm për vete.

2.Mirënjohja

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Profesori Martin Seligman nga Universiteti i Pensilvanisë zbuloi se njerëzit që shkruanin tri gjëra të mira që i ndodhin në ditë ishin dukshëm më të gëzuar me jetën e tyre sesa pjesa tjetër që nuk i numëronin bekimet. Nuk kishte nevojë që të mirat e mbajtura shënim të ishin domethënëse, mjafton ta kishin bërë tjetrin të ndihej mirë.

3.Provoni diçka të re

Njerëzit që ndërmarrin aventura, provojnë eksperienca të reja dhe që i ndryshojnë rutinën e tyre janë shkencërisht më të lumtur në përgjithësi. Provoni gjëra të reja për të mbetur gjithnjë kureshtarë dhe për ta shijuar jetën në maksimum.

4.Kërkoni prehje

Nëse e prezumoni qetësinë dhe plotësimin shpirtëror me kalimin e kohës do t’ju vijë. Studimet kanë treguar se natyra njerëzore e ndjell një ngjarje të pëlqyeshme. Pritja e një dreke apo darke, apo parashikimi i argëtimit në një mbrëmje jashtë, do t’jua sjellë vërtet alegrinë.

5.Shihni më shumë ngjyrën blu

Kërkuesit nga Universiteti i Suseksit treguan se ekspozimi ndaj ngjyrës blu, rriste vetëbesimin, ulte stresin dhe nxiste lumturinë. Studimi zbuloi se kur njerëzit shihnin ngjyrën blu, bëheshin më të gëzuar. Sipas një raportimi, pëlqimi ynë për ngjyrën blu vjen nga paraardhësit tanë, të cilët e lidhnin këtë ngjyrë me pasditen dhe qiellin e mbrëmjes dhe parashikonin një gjumë të ëmbël.

6.Vendosni qëllime

Psikologu Jonathan Freedman pretendon se njerëzit që i vendosin vetes objektiva, qofshin afatshkurtra apo afatgjata, janë më të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që nuk veprojnë kështu. Richard Davidson, një neurolog zbuloi se mundimi për të realizuar një qëllim, jo vetëm që aktivizonte ndjenja pozitive, por largonte edhe ndjesitë negative.

7.Mos mbroni këndvështrimin tuaj

Ruajtja e neutralitetit është mënyra më e mirë për të pasur një jetë të qetë dhe të plotësuar. Mund të kurseni 99 për qind të energjisë suaj psikologjike dhe të ndiheni më të lumtur nëse ndaloni së mbrojturi këndvështrimet tuaja, por jeni të hapur për mendime të larmishme.

8.Besimi dhe kënaqësia

Në një studim të fundit, njerëzit që shkonin rregullisht në kishë, ishin më të lumtur dhe më të kënaqur me jetët e tyre sesa ata që nuk besonin. Bruce Headey, një profesor i asociuar në Universitetin e Melburnit hulumtoi lumturinë mes një grupi njerëzish për 25 vjet dhe zbuloi se njerëzit që shkonin në kishë ishin më të dobët, shmangnin shqetësimin rreth karrierës dhe kishin partnerë më të qëndrueshëm.

9.Flini të paktën gjashtë orë

Gjashtë orë dhe 15 minuta janë sasia minimale e gjumit që ju duhet për të qenë në humor të mirë, thotë një studim britanik. Studimi pyeti të rritur të moshave 18 dhe 65 rreth nivelit të tyre të lumturisë nga shkalla një në pesë. Ata që flinin rreth gjashtë orë e pak minuta gjatë natës, ishin më të gëzuar dhe të kënaqur.

10.Rruga për në punë

Nga i njëjti studim britanik i të rriturve që kishin nevojë për gjumë, u zbulua se ata që ishin më pozitivë gjithashtu bënin vetëm 20 minuta rrugë për në punë. Gjatësia e rrugës punë shtëpi ndikon në shëndetin tuaj.

11.Miqtë

Sigurohuni që të keni të paktën 10 miq të mirë. Të rriturit që kanë dhjetë shokë për kokë janë më të gëzuar me jetën sesa ata që kanë pesë ose më pak, ka zbuluar një studim britanik. Dhe duket se shprehja sa më shumë aq më mirë, është vërtet e aplikueshme. Sa më shumë miq të keni, më të plotësuar ndiheni.

12.Shtiruni derisa ta arrini

Mund të duket si rrugë e gjatë, por do të jeni vërtetë të kënaqur nëse shtireni si të tillë, kështu kanë zbuluar disa studime të cilët pretendojnë se dhe shtirja ju bën të ndiheni disi pozitivë.

13.Gjeni një partner

Lidhja me dikë në aspektin romantik do t’jua rrisë ndjeshëm gëzimin, plotësimin dhe nivelin e të ndjerit mirë në jetë. Njerëzit në lidhje ishin përgjithësisht më të lumtur sesa ata që ishin beqarë.

ME TE LEXUARAT