E pabesueshme, kjo është kënga më e klikuar shqiptare (Video)

Soft

era-bon-bonNjë ndër këngët më të klikuar të shqiptarëve që nga publikimi në 2013, ka qenë “Të ka lali shpirt”, kënga e Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Dafin dhe Mandin, u kthye në këngën e preferuar të shqiptarëve.

Përveç kësaj ajo morri edhe një klasifikim tjetër, atë të këngës shqiptare më të klikuar në Youtube. Një hit që u dëgjua e dëgjohet kudo brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Por rivali i saj i fortë “Bonbon” duket se u krijua për ta zbritur nga fronti i vendit të parë. E ripublikuar nga kompania muzikore Ultra Music, "Bonbon" në 10 muaj publikim ka arritur të kalojë shifrën e klikimeve të këngës “Të ka lali shpirt”.

Zyrtarisht Youtube ka një këngë shqiptare tjetër në vend të parë, “Bonbon” me 234,965,973 klikime, ndërkohë që pas saj qëndron “Të ka lali shpirt” me 234,436,470 klikime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

https://youtu.be/cedoBlUvBlI

ME TE LEXUARAT