Dy vëllezërit terroristë ishin në listën e zezë të Britanisë së Madhe

Aktualitet

France Newspaper AttackDy vëllezërit që shkaktuan masakrën në selinë e Charlie Hebdo në Paris mësohet se ishin në listën e britanikëve dhe u ndalohej fluturimi drejt këtij vendi. 32 vjeçari Cherif dhe 34 vjeçari Said Kouachi, janë identifikuar si rrezik potencial terrorizmi dhe u vendosën në listën e vëzhgimit nëse do të tentonin të futeshin në Britaninë e Madhe përmes porteve apo aeroporteve. Vëllezërit u futën në listën e ekstremistëve pasi vëllai i vogël u dënua për akuzë terrorizmi në vitin 2008 dhe në burg qëndroi me një xhihadist të njohur për trajnimet që ka bërë me Al Qaedan dhe vizitat në zyrat e Osama Bin Laden.

ME TE LEXUARAT