Barnat e skaduara/ Grida Duma: Shiten pa barkod, mund të çojnë në tragjedi

Aktualitet

Demokratja Grida Duma denoncon disa medikamente të cilat shiten në farmacitë e Shqipërisë ndonëse janë të skaduara dhe pa barkod.

Duma akuzon qeverinë për këtë gjendje, teksa shton se janë disa lloje ilacesh që shiten në mënyrë abuzuese dhe rrezikojnë jetën e atyre që i përdorin.

"Leponex" shitet pa barkod dhe nuk jep asnjë efekt sepse është i skaduar, sqaron Duma, teksa shton se ky ilac përdoret nga të sëmurët mendorë dhe përdorimi i tij në këtë gjendje mund të cojë edhe në tragjedi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi:

Leponex është një ilaç që përdoret për sëmundjet mendore, e madje individët që kanë nevojë për të nëse është i skaduar mund të shkaktojnë edhe tragjedi, krime sociale.

Të afërmit e përdoruesve i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe i kanë thënë që këtë ilaç farmacitë tona e kanë edhe pa “bar code”, (ndërsa bar code i cili çertifikon produktin është në çdo konfeksion patatinash në supermarket). Asnjë përgjigje nga Ministria, askush nuk ka pranuar t’i presë e t’i ballafaqojë! Ky lloj ilaçi është e pamundur të blihet jashtë vendit sepse kërkohet receta e mjekut që e njeh farmacisti jashtë Shqipërisë. E të sëmurët tonë e marrin të skaduar gjë që në këtë rast provohet që në etiketë nga mungesa e elementit të çertifikimit.

Amoxicilina, antibiotiku i parë në listën e ilaçeve, nuk bën asnjë efekt, por as ka mundësi të marrësh një tjetër nga lista se ligji e do që pasi të provohet se nuk jep efekt mund të merret i dyti! Pasi magazinat e ilaçeve të skaduara të kalojnë në trupat e fëmijve, e të provohen që s’bëjnë efekt mund të nisim me të dytat më pak të skaduara. Madje edhe një ilaç i skaduar si Amoxicilina mund të merret vetëm pas katër ditësh kur vjen vërtetimi nga antibiograma.

Enalapril dhe Atenolol, e gjithë mosha e tretë që vuan me tension është e detyruar ti marrë, askush nuk i merr më, asnjë efekt nuk bëjnë, kush e provon të njëjtin ilaç të blerë në itali, Gjermani, e kudo në perëndim kupton që s’ka pasur kurrë mjekim me ato që merrte në Shqipëri.

Risi e skandalit është se së fundmi është hequr plotësisht vitamina D që është e domosdoshme për profilaksinë ndaj raketizmit, pra fëmijët që lindin raketikë nuk munden më të kenë as mjekim vitaminoz nga lista e rimbursimeve. Mjaft të shikohet lista e 2015 dhe lista e 2017 dhe duket qartë që mungon.

Bëje Zot ëndërr a përrallë, por është realitet!

(foto “Leponex” – pa bar code, ilaçi për të sëmurët mendorë, siç shitet në farmacitë tona)

ME TE LEXUARAT