Gjërat që ju bëjnë të dukeni më sharmant

Soft

RelationshipenrichmentforcouplesretreatsEkspertët e komunikimit kanë treguar se cilat janë disa nga mënyrat, me anë të të cilave mund te fitojmë lehtë besimin e të tjerëve dhe të krijojmë një paraqitje të mirë para tyre.

Këto janë shtatë nga karakteristikat që e bëjnë njerëzit të duket i lezetshëm:

1. Ata nuk i frikëson humbja

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njerëzit me sharmë nuk provojnë të fitojnë në çdo gjë. Përkundrazi ata ofrojnë shumë, pa kërkuar të ju kthehet.

Për ta nuk është e vështirë që të pranohen dobësitë, dështimet dhe gabimet.

Ata thonë hapur se ndjehen xhelozë ndaj jush ose, pranojnë kur nuk mund të bëjnë diçka dhe kërkojnë ndihmë.

2.Tregojnë sinqerisht sa të kënaqur janë që ju njohin

Ata qeshin kur ju qeshni. Fokusohen në atë që thoni dhe ju dëgjojnë me kujdes, duke i dhënë rëndësi emocioneve dhe fjalëve tuaja.

3.Provojnë të gjejnë mirëkuptim

Shumica e njerëzve provojnë të kundërpërgjigjen dhe të krijojnë mosmarrëveshje. Ata më shumë duan fjalosje se sa bisedë.

Por, njerëzit me sharmë gjithmonë provojnë të gjejnë pika të përbashkëta për t’u kuptuar.

4.Përdorin ndjesinë e të prekurit

Prekja ka rol të rëndësishëm në kuptimin e drejtë të emocioneve.

Prandaj, nëse doni të uroni dikë për diçka, atëherë bëjeni këtë me anë të shtrëngimit të duarve ose përqafojeni, varësisht nga situata, transmeton Express.

Kjo do të ju ndihmoj që të shprehni sinqeritetin e fjalëve tuaja dhe t’i shprehni emocionet e sakta.

5.Nuk frikësohen të duken qesharakë

Ndoshta njerëzit me sharmë nuk janë të mirë në shumë gjera, por kjo nuk i bën ata që të kenë komplekse për ndonjë gjë.

Dhe, të tjerët i respektojnë këta njerëz për faktin që janë pa komplekse.

6.Janë të mirë në shtruarjen e pyetjeve

Njerëzit me sharmë ju bëjnë që të flisni për vetën mjaft lehtë.

Ata nuk hezitojnë të ju pyesin për jetën tuaj dhe gjithashtu flasin për vetën e tyre shumë hapur.

7.Gjithmonë mbajnë mend emrat

Njerëzit me sharmë mbajnë mend emrat dhe gjërat tjera të vogla.

Nëse ia mbani mend emrin dikujt që sapo e keni njohur, do t’i bëni të ndjehen më të rëndësishëm,

Madje, nëse mbani mend emrat e miqve të tyre dhe të afërmve do të reflektoni pozitivet. /Express

ME TE LEXUARAT