Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Sport

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë e një komunikimi me studentët e Universitetit “Epoka”. Kreu i federatës ka pranuar me kënaqësi kërkesën e studentëve për një bashkëbisedim me të. Për më shumë se një orë ai iu përgjigj interesit të studentëve dhe petagogëve për zhvillimin e futbollit shqiptar, arritjet dhe synimet e tij. Rrëfimi i tij ka qenë nga Liga Profesioniste tek objektivat e kombëtares.“Kam udhëzuar zv.presidentin e federatës, që të nisë negociatat një nga një me klubet, që të krijohet Liga Profesioniste.

Ngërçi dhe pjesa më e vështirë është që klubet të binden, sesi do të funksionojë Liga dhe cili do ta drejtojë. Liga Profesioniste drejtohet nga vetë klubet dhe kjo nxit mosbesim. Është një mison i vështirë për t’u realizuar, të cilin e kemi tentuar edhe në vitet e kaluara, por nuk ia kemi dalë. Krijimi i Ligës do t’u shërbejë vetë klubeve, sepse do të rrisë marketingun, apo sepse të ardhurat nga e drejta televizive do të jenë më të mëdha. Trukimet dhe rasti “Skënderbeu”? Skuadra korçare nuk u lejua nga UEFA të luante në aktivitetet ndërkombëtare për një vit, por dënimi i tyre nuk u bazua në fakte, sepse nëse do të ishte kështu, ndëshkimi do të ishte shumë më i madh. Kjo ka ndodhur në të kaluarën në Maqedoni, ku një klub u përjashtua për 6 vjet. Edhe pse në të kaluarën ka pasur shumë dyshime, ky fenomen në Shqipëri tashmë është në nivele minimale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kualifikueset e “Botërorit 2018”? Kualifkimi në grupin aktual është shumë i vështirë, madje mund të thuhet thuajse i pamundur, pavarësisht se kjo fjalë nuk duhet të ekzistojë. Ndeshja me Italinë është e rëndësishme për të kristalizuar objektivat tona në këtë edicion. Synimi është të kemi një pozicionim të favorshëm, i cili do të na ndihmonte për shortin e “Euro 2020”, për t’u kualifikuar sërish në finalet e këtij turneu. Puna që bëj dhe a e kam menduar ndonjëherë dorëheqjen?

Normalisht ka momente zhgënjimi të mëdha, kur e mendon edhe dorëheqjen dhe pyet veten: çfarë dua këtu? Ai moment për mua ishte pas humbjes me Islandën, kur mendoja nëse e gjitha kjo ia vlente. Kryesonim ndeshjen 1-0, por në fund humbëm në mënyrë thuajse amatore. Por, më pas erdhi ai sukses madhështor me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Francës. Akuzat se futbolli shqiptar është i trukuar? Ky nuk është fenomen shqiptar, ekziston realisht sot në botën e futbollit. Nëse mund ta quaja kështu, trukimi është kanceri i futbollit.

Loja e futbollit ka njohur progres në mbi 100 vite që luhet dhe sot ndoshta ka arritur në kulmin e saj. Për të qenë të ndërgjegjshëm trukimi e ka shoqëruar lojën gjatë gjithë historisë së saj, në njëlloj mënyre pranimi i rezultateve, por jo për arsye financiare. Ne jemi dëshmitarë të kësaj, e dimë historinë, edhe në kohën e diktatorit tone, që nuk para lejonte shumë gjëra, kishte raste që Sekretari i Parë i Beratit i thoshte Sekretarit të Parë të Fierit, që na e le këtë ndeshje dhe ekzistonte kjo. Po sot është akoma më sensibël se ka edhe elementë financiarë në mes. Kur ka lekë ka dy ngjyra. Nuk mendojmë të gjithë si të luajmë lojën, por dikush mendon se sa lekë duhet të bëjë.”

ME TE LEXUARAT