Itali, katër shqiptarë kapen me një ton drogë, ja videoja e aksionit

Rreth 1 ton drogë është sekuestruar nga policia Italiane në Lece ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe 1 italian.

Gjatë tre kontrolleve janë ndaluar tre automjete të drejtuara nga shtetas shqiptarë të cilët kishin në bagazh gati gjysmë kuintal marijuanë, një kallashnikov dhe municione. Kontrollet janë zgjeruar deri në zonat fushore të Akajës, ku janë gjetur 500 kilogramë marijuanë.

Në operacionin e parë policor u arrestuan 2 shtetas shqiptarë të moshës 50 dhe 27 vjeç të cilët transportonin rreth 70 kg marijuanë të fshehur në makinën e tyre ku iu gjet dhe një armë e tipit kallshnikov AK47 e fabrikuar në Kinë dhe që mendohet se vinte nga Shqipëria.

Shtetasi shqiptar 38 vjecar me inicialet S.K u arrestua ndërsa drejtonte një automjet të tipit karrotrec me rreth 130 kg marijuanë të fshehur në makinë ndërsa një tjetër shqiptar, me inicialet R.S 23 vjecar rezident në Veri të Italisë u arrestua në provincën e Lecces me rreth 100 kg marijuanë në makinë.

Personi i pestë i arrestuar është italiani i moshës 47 vjec i cili kish në banesën e tij 230 gr heroinë e cila ishte destinuar për tregun në Salentino.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reagimi i ashpër/ Protestuesit që janë në çadër nuk e duan ‘Reformën në Drejtësi’”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se protestuesit që janë në çadër ...