Drake harron dashurinë e vjetër dhe shkon në krahët e Jennifer Lopez, por ja çfarë i bën Rihanna

Showbiz

Drake nuk zgjati shumë dhe shkoi në krahët e një tjetre, duke harruar lidhjen me Rihannën. Reperi ka zgjedhur Jennifer Lopez si partnere. Lajmin e bën me dije vetë cifti, ku në prag të ndërrimit të viteve kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të përqafuar. Thashethemet për marrëdhënien e tyre kishin filluar më herët gjatë këtij muaji, kur Drake mori pjesë në dy koncerte të Jennifer Lopez.

Në foton e publikuar se fundmi, 47-vjeçarja J-Lo dhe 30-vjeçari Drake duken shumë të dashuruar dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por pas publikimit të fotos ka patur mjaft reagime, e një prej tyre ka ardhur edhe nga Rihanna, e cila ka patur një romancë me Drake.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kësaj, Rihanna ka vendosur të mos e ndjekë më në Instagram J-Lo.

Për disa vite dy këngëtaret kanë qenë mike të ngushta, por me sa duket kjo situatë i ka prishur raportet mes tyre.

ME TE LEXUARAT