Champions League, Dortmundi shtang Realin, ja tetë skuadrat e kualifikuara

Sport

Janë përcaktuar edhe tetë skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Sfida kryesor e natës së sontem në elitën e futbollit evropian është luajtur në Madrid, mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, takim ky i zhvilluar në kuadër të Grupit F.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra gjermane, ka bërë një rikthim sensacional nga disavantazhi prej 2-0, ka rikthyer rezultatin në 2-2, duke siguruar kalimin në rrethin tjetër si lidere e këtij grupi.

Karim Benzema (28’ e 53’) shënoi dy herë për kampionët në fuqi të Evropës, kurse, për Dortmundin realizuan Pierre-Emerick Aubameyang (61’) dhe Marcus Reus (89’). Dortmund kalon në rundin tjetër më 14 pikë, dy më shumë së Reali.

Në Grupin E, kualifikimin e kanë siguruar Monaco dhe Leverkusen më nga 11 përkatësisht 10 pikë. Levekusen sonte mundi Monacon, me rezultat 3-0, derisa Tottenham mposhti CSKA Moscoën, me rezultat 3-1.

Në Grupin G, Porto deklasoi Leicester Cityn, me rezultat 5-0, por të dy skuadrat janë kualifikuar në rrethin tjetër. Leicester shkon si kryesuese e tabelës më 13 pikë, dy më shumë së Porto.

Ndërkaq, në Grupin H, kualifikimin e kanë siguruar Juventus që sonte mundi Dinamo Zagrebin, me rezultat 2-0, derisa kualifikimin e ka siguruar edhe Sevilla e cila sonte në udhëtim luajti pa gola kundër Lyonit.

Rezultatet

Grupi E

Leverkusen (GJER) – Monaco (FRA) 3-0

Tottenham (ANG) – CSKA Moska (RUS) 2-1

Tabela: Monaco 11, Levekusen 10, Tottenham 7, CSKA 3

Grupi F

Legia Varshava (POL) – Sporting Portugal (POR) 1-0

Real Madrid (SPA) – Dortmund (GJER) 2-2

Tabela: Dortmund 14, Real Madrid 12, Legia 4, Sporting 3

Grupi G

FC Bruges (BEL) – FC Copenhague (DAN) 0-2

FC Porto (POR) – Leicester City (ANG) 5-0

Tabela: Leicester 13, Porto 11, Kobenhaven 9, Brugge 0

Grupi H

Juventus (ITA) – Dinamo Zagreb (KRO) 2-0

Lyon (FRA) – FC Séville (SPA) 0-0

Tabela: Juventus 14, Sevilla 11, Lyon 7, Dinamo Zagreb 0

ME TE LEXUARAT