"Do t'u vras", shqiptari kërcënon "live" në Facebook dy belgët

Aktualitet

"Vëllai im i vogël është në burg për fajin tuaj, do t'ju vras"- ky është mesazhi kërcënues i të riut për dy shtetas belg.

Kërcënimi është bërë me anë të një videoje "live" në Facebook, ndërkohë që mediat e huaja shkruajnë se ai ndodhet nën efektin e alkolit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vëllai i vogël i shqiptarit ka plagosur me thikë këta dy shtetas dhe për këtë krim ka rënë në burg raporton LajmiFundit.al.

“Vëllai im ndodhet në burg. Thuaji atyre që të kenë kujdes. Do t’u vras. Dhe nuk do ta bëj me thikë, por me tjetër armë”, kërcënon shqiptari me një holandishte të çalë.

I riu pak ditë më parë ka publikuar një foto në "FB" me flamurin shqiptar dhe dy pistoleta ku shkruan "njëra ka ikur, po tjetra është ende këtu”.

Policia belge po heton rastin dhe prokurori i çështjes thotë se kërcënimi është marrë seriozisht.

ME TE LEXUARAT