Djali i ish-presidentit: Si mund të kërkosh çeljen e negociatave kur je i mbuluar me kanabis e errësirë

denion-mejdaniDjali i ish-Presidentit të Republikës, Rexhep Meidanit, Denion Meidani përmes një statusi në “Facebook” ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj ikjes së shpeshtë të energjisë elektrike. Një gjë e tillë ndodhi edhe pak më parë në Tiranë, ku ndeshja Tirana-Partizani nuk u luajt pasi ikën dritat.

Mejdani shprehet se qeveria kërkon celen e negociatave kur Shqipëria është e mbuluar nga kanabisi, krimi dhe errësira.

“Kërkojnë çeljen e negociatave por ndërkohë i ka mbuluar kanabisi dhe i komandon krimi i organizuar. Mirë kjo por si mund të pretendosh anëtarsim kur në 2017 qendren e kryeqytetit e ke herë pas here ne terr, te mbuluar me gropa e gunga dhe sigurisht ne nje kaos total persa i perket trafikut! Se me çfare çmimi blihet energjia ne tregje ndërkombëtare pavarsisht bursës e dimë tashmë shumë mire, siç dimë dhe me sa është rënduar qytetari që e blen nga OSHEE mbas 2013.

Kemi parë dhe tenderat e famshëm që fitohen me 99.9% por mesa duket as kjo nuk mjaton per te shmangur “avarite” dhe erresiren. Imagjino nese shkojme dhe pak me larg ku do na shfaqet nje realitet akoma me i hidhur…”-shkruan Meidani.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Video e paparë, gjendet shkaktari i këtyre radhëve të gjata tek Unaza e Re

Trafiku në Tiranë është acarues dhe i pa durueshëm në shumë raste, ...