Diego Simeone: S`jemi favoritë ndaj Realit

Sport

simeone14Trajneri Diego Simeonen thotë se skuadra e tij Atletico Madrid nuk është favorit për kualifikim, ani pse ka epërsinë prej dy golave ndaj Real Madrid.

“Nuk mund ta pranoj se jemi favoritë. Do të luajmë kundër një rivali të madh, në një stadium të mbushur plot e përplot. Do të jetë diçka e bukur për ambientin dhe do të ketë shumë presion. Kemi marrë rezultat pozitiv në takimin e parë, por të mos harrojmë do të kemi përballë fituesit e Ligën e Kampionëve dhe kampionët e botës”, tha Simeone.

ME TE LEXUARAT