Dhunimi i dy të miturve në Vlorë, flasin të afërmit: Si i mashtruan dhe dhunuan fëmijët

Aktualitet

policia-vloreNë Vlorë, mësohet se dy fëmijë janë abuzuar. Ky denoncim është bërë ditën e djeshme. Sot, kanë reaguar të afërmit e tyre, duke rrëfyer se dy adoleshentë kanë mundur t’i gënjejnë ata e më pas t’i dhunojnë. Më tej, ata treguan se fëmijët ishin duke luajtur para shtëpisë së një shoku, në momentin kur janë joshur nga dy adoleshentët, të cilët më pas i kanë çuar te shkolla “Teli Ndini”.

Aty u kanë dhënë duhan forcërisht, dhe pasi u kanë kërkuar para, i kanë dhunuar.

“Fëmijëve iu ishte dhënë të pinin duhan forcërisht. Adoleshentët i dhunuan e i kërkuan lekë fëmijëve. Madje një nga fëmijët u godit me shkelm në kraharor. Në një moment ata arritën të shpëtonin dhe u larguan. Fëmijët e mitur janë të traumatizuar, por tashmë janë rikthyer në shkollë”, thonë të afërmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata konfirmojnë se nga analiza mjekësore që i është bërë dy të miturve, nuk rezulton të jenë përdhunuar.

Teksa shtojnë se nuk kanë njohje me autorët, familjarët e të miturve bëjnë apel për më shumë siguri.

Një ditë më parë, policia e Vlorës shoqëroi dy të mitur një 14 vjeç dhe një 11-vjeçar nën akuzën e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë, por nga analiza mjekësore rezultoi të mos jetë arritur përdhunimi.

ME TE LEXUARAT