8 Dhjetori/ Berisha: Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit legjendar

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me anë të një statusi në "Facebook" për 8 dhjetorin, ditën e rinisë.

Berisha vecon me nderim Azem Hajdarin, të cilin e cilëson tribunin legjendar dhe studentët liberator që gjunjëzuan regjimin e egër diktatorial.

Postimi i Berishës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot 8 Dhjetor, dita e Rinise!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar perulet me nderimin me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar Azem Hajdari dhe studenteve liberator, qe 26 vjet me pare nisen ne qytetin Studenti, ne nje akt guximi, per kohen mbinjerezor, protesten e tyre, revolucionin demokratik me te fuqishem dhe me paqesor ne historine e vendit.

Ne nje beteje epike studentet ia dolen te gjunjzojne rregjimin me te eger diktatorial te Europes dhe te çelin per shqiptaret dyert e mbyllura te lirise dhe vendosjes se sistemit pluralist demokratik!

Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve liberator! sb

ME TE LEXUARAT