Detaje të reja për Valbona Berishën, shqiptaren që iu bashkua ISIS
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja për shqiptaren Valbona Berisha, që së bashku me fëmijën e sja të vogël, la shtëpinë dhe u bë luftëtare e ISIS.
Gazeta “Il Giorno” hedh dritë mbi rrugën që ka ndjekur 34 – vjeçarja, e cila braktisi familjen dhe bashkë me djalin 6 – vjeçar Alvin iu bashkua Shtetit Islamik në Dhjetor të vitit 2014.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ishin Shefqet Krasniqi, imami radikal i xhamisë së Prishtinës, tashmë i arrestuar dhe predikuesi nga Maqedonia Omer Bajrami, Imam i xhamisë së Shkupit edhe ky në pranga, ata që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në radikalizimin e shqiptares.
Në kompjuterin e saj hetuesit gjetën video të shumta dhe filmime nga predikimet e dy imamëve ekstremistë. Ajo i ka kontaktuar ata online duke marrë udhëzime për t’u arratisur drejt Sirisë. Gazeta sjell edhe rrëfimin e Irma Berishës, kusherirës së saj, të cilës Valbona i kishte rrëfyer se do ta braktiste të shoqin, pasi ai e dhunote dhe do të ikte në Siri për të ndihmuar kauzën duke punuar në spital shkruan Klan.
E vetmja e dhënë në 2 vitet e fundit ishte dëshmia e një gruaje të kthyer nga Siria që konfirmonte se ata ishin gjallë dhe se i vogli kërkonte vazhdimisht të atin Afrimin. Tashmë Italia ka nxjerrë një urdhër ndërkombëtar arresti për 34 – vjeçaren shqiptare, të akuzuar për nxitje të terrorizmit.