Dëshmia e plotë e burrit: Pse vendosa ta hedh Liljana Rukon nga kati i katërt

Aktualitet

fier-burri-gruajaBurri 52-vjeçar Ferdinand Ruko, që të shtunën hodhi gruan nga kati i katërt, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli sipas vendimit qe ka dhene diten e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ne Tirane.

Në senacën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai nuk pranoi të flasë ne lidhje me vrasjen e gruas. Nga ana tjeter eshte zbardhur një pjesë të dëshmisë së tij përpara hetuesve në Fier. Ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Shkova në shtëpi dhe Liljana nuk më pranoi. Nisëm grindeshim, i futa duart në fyt dhe e shtrëngova fort. I thashë: Mbylle gojën se kjo gojë e shkatërroi shtëpinë dhe familjen. Më goditi në fytyrë dhe më tha: Kriminel, gjakpirës", ka thene autori i krimit.

Më pas Ruko iu ka rrëfyer hetuesve si kishte hedhur gruan nga dritarja e tualetit të shtëpisë.

"I vendosa duart e Liljanës poshtë sqetullave dhe e tërhoqa drejt tualetit. E ngtria me shpinë dhe e vendosa në parmaku i dritares. Liljana reagonte duke tentuar që të mbahej në anët e dritares, por unë shtyva atë duke e hedhur përjashta. Jam i penduar, pasi tani kam dy fëmijë jetimë", ka thene me tej autori i krimit.

Më pas Ruko, ka pohuar se pasi kishte kryer krimin kishte njoftuar policinë, si dhe kishte telefonuar të vëllain duke i thënë se çfarë kishte bërë.klan

ME TE LEXUARAT