Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Sport

city-manchesterTrajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme.

Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar që treshja e Manchester Cityt, Sergio Aguero, Fernandinho dhe Nicolas Otamendi janë të dënuar me nga katër, tri, përkatësisht një ndeshje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aguero do të mungojë në katër sfidat e ardhshme pas kartonit të kuq të marrë ndaj Chelseat të shtunën, pas një ndërhyrjeje të ashpër në David Luizin në çastet e fundit të ndeshjes e cila u mbyll me rezultat 3:1 në të mirë të londinezëve.

Kësisoj argjentinasi do të mungojë në ndeshjet e ardhshme përballë Leicester Cityt, ëatfordit, Arsenalit dhe Hull Cityt.

Me tri ndeshje është dënuar mesfushori Fernandinho i cili ka pasur një zënkë me Cesc Fabregas dhe për këtë është përjashtuar në çastet e fundit të këtij takimi.

Në fund vjen Otamendi i cili do të mungojë në një ndeshje pasi që ka marrë kartonin e pestë të verdhë këtë stinor. Mbrojtësi argjentinas do të mungojë në ndeshjen e ardhshme përballë kampionëve të Leicester.

ME TE LEXUARAT