Mbetet në fuqi dënimi ndaj ish kreut të FIFA-s Sep Blatter

Sport

blatterGjykata e Arbitrazhit për Sport, të hënën, e ka miratuar ndalimin prej gjashtë vjetësh të veprimtarisë me futboll për ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

Lajmi për refuzimin e apelit është konfirmuar nga zëdhënësi i Blatterit. Blatterit, 80 vjeç, i është shqiptuar ndalesa nga FIFA pasi është gjetur fajtor për shkelje të etikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rasti ka të bëjë me pagesën prej 2 milionë dollarësh që Blatter i ka bërë ish-kreut të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini.

Blatter ka qenë president i FIFA-s nga viti 1998 deri vitin e kaluar, kur është dashur të japë dorëheqje për shkak të kësaj çështjeje.

Ai është zëvendësuar në muajin shkurt nga Gianni Infantino.

ME TE LEXUARAT