Debati/ Komentuesi: Shoqëria në depresion po vret veten, Rama: Çohu nga kafja, lexo ndonjë libër(Foto)

Soft

ilir-beqja-edi-ramaBashkëbisedimi me populline tij nëpërmejt Facebook-ut, është bërë si një zakon për kryeministrin Rama. Gjithmonë përballë komenteve kritike, Rama e ka një përgjigje. Në postimin e tij të fundit, ku është publikuar një video ku fton qytetarët të bëjnë rregullisht Check Up-in falas duke shpëtuar kështu jetën, Rama ka debatuar me një komentues.

Një komentues i kujton, ato që i quan miliona të vjedhura nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj si dhe depresionimin e shoqërisë që po zgjedh vrasjet si shpëtim, Rama nuk nguron ta këshillojë. Ky sipas kryeministrit, ky që shkruan është një nga ata të rinj që rrinë na kafe, me Iphone të lidhur me Facebook në një kohë që duhet të ishin në Bibliotekë duke lexuar librat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REPLIKAT

Komentuesi 1: Mos të dëgjojmë zhurmën e kazanit por paratë e Beqajt…deri ku do shkoni me talljen e kësaj shoqërie o z.km…e depresionuat duke e çuar te krimi makabër, qe është vrasja…

Edi Rama: Serxho, nëse ty të duket tallje që 12 mijë njerëz kanë parandaluar rrezikun e jetës falë Check Up-it dhe nëqoftëse ty të duket depresionim që kjo qeveri po bën për vendin e për njerëzit, ç’ka nuk është berë në 25 vjet bashkë në përpjekjen për të berë shtet e për të lehtësuar rrugën e individëve që duan të jetojnë me punë e jo me iphone të lidhur me facebook-un ne kafene, atehere mua nuk me mbetet vetem te te sugjeroj shume miqesisht, te cohesh nga tavolina e te shkosh ne biblioteke ose, fundja, te marresh ndonje liber me vete ne kafene! Sepse padija nuk është argument dhe komentet krejt pa lidhje si këto komentet e tua, janë vrasje makabër e kohës së çmuar per t’u berë njeri i aftë e qytetar i mirë!

Komentuesi 2: Epo ti lutesh edhe per te bere kontrolle… Po leri ore rehat ne hallin e tyre. Kush te doje aty i ka. Juve bravo per kete mundesi

Edi Rama: Informacioni i duhur për ketë mundësi është detyrë për mua Oliver dhe s’e kam hiç problem, edhe pse kjo që thua s’është aspak kështu, që sidoqoftë t’u lutem njerëzve e të mos i lë rehat ndërkohë që mund të jenë në rrezik për jetën e nuk e dinë!

ME TE LEXUARAT