De Biasi ironizon ashpër Kaçen: Ai mendon se ka botën nën këmbë, por…

55
Kliko per me shume info

Ky vit i suksesshëm i kombëtares ka pasur dhe dritë-hijet e tij. Bëhet fjalë për konfliktin mes Biasit dhe Ergys Kaçes.
Strategu italian nuk e fsheh se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga mesfushori i Paok-ut, duke e ironizuar në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama Sport”.

“Do të flas vetëm për futbollistët tanë, pra vetëm për Ergysin. Mendoj se po kalon një moment të vështirë, por jam i bindur gjithashtu se do ta kalojë këtë situatë dhe do të jetë më i fortë dhe më i pjekur në të ardhmen. Gjithnjë nëse arrin të lexosh mirë mesazhet që merr në jetë… Kur jemi të rinj mendojmë se bota është nën këmbët tona, por në fakt ne jemi vetëm një pjesëz e vogël e ingranazhit”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here