Rrëfimi drithërues i legjendës: Për 8 minuta kam qenë i vdekur

david-ginolaIsh-legjenda e Tottenham dhe Newcastle, David Ginola rrëfen se ai pësoi vdekje klinike, për të qëndruar pa jetë për tetë minuta, pasi vuajti një atak kardiak gjatë ndeshjes së bamirësisë, të zhvilluar më herët gjatë këtij viti.

Ginola, tashmë 49-vjeçar, pësoi kolaps gjatë ndeshjes së zhvilluar në Maj, pasi kapërdiu gjuhën e tij duke ndalur frymëmarrjen, para se të risillej në jetë nga stafi mjekësor që mbërriti me urgjencë, i pajisur me defibrillator. Francezi, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist në Premier League ka veshur edhe fanellën e Aston Villa dhe Everton, iu nënshtrua një ndërhyrje me katër bypase, teksa kirurgët luftonin ta mbanin në jetë.

Ginola tregon se shokët e tij të ekipit fillimisht kujtonin se po bënte shaka, para se të kuptonin që situata ishte mëse serioze. “Futbollistët kujtuan se po bëja gallatë, por më pas shoku im tha: Shikojen atë, ai nuk është mirë, nuk po tallet. Unë kisha kapërdirë gjuhën dhe miqtë e mi luftuan që ta nxirrnin atë sërish jashtë fytit tim, por unë i pandërgjegjshëm vazhdoja të kafshoja me dhëmbë gishtat e tyre.
Dikush njoftoi shërbimin e urgjencës dhe ata thanë: Harrojeni gjuhën, ai është i vdekur, zemra e tij ka ndalur, duhet të përqendroheni që të godisni dhe pomponi gjoksin e tij. Zemra ime ndali për të paktën tetë minuta. Nuk kishte puls, unë kisha vdekur. Më pas, ambulanca ajrore erdhi dhe më lidhën me një defibrillator. Ata dërguan tre goditje elektrike në gjoksin tim, dhe kur e treta nuk funksionoi, ata nisën të humbin shpresat”, tregoi Ginola për “The Sun”.

Ginola pranon se mban mend shumë pak në lidhje me atakun kardiak, por thotë se i detyrohet për jetën e tij mikut të tij, ish-futbollistit, Frederic Mendy, i cili realizoi procedurën e frymëmarrjes artificiale menjëherë pas atakut kardiak. “Është e çuditshme, pasi nuk kishte asnjë sinjal paraprak. Nuk mbaj mend asgjë, por më është thënë se gjatë ndeshjes po bëja driblime dhe gola.

Në një moment ndjeva një dhimbje të rëndë rrëzë kofshës dhe shoku im i skuadrës më tha se duhej të ndalesha e të qëndroja në pankinë, por unë thashë: Jo, dua të luaj. Shënova një gol dhe duke u kthyer pas për rifillimin e lojës, thjeshtë bum, rashë në tokë. Miku im, futbollisti Frederic Mendy, më bëri procedurën e frymëmarrjes artificial dhe unë duhet të falenderoj atë për faktin që sot vijoj të jem gjallë, pasi ai mundësoi që gjaku të qarkullojë në trurin tim, ndonëse zemra kishte ndalur së funksionuari”, tregoi Ginola.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

antonio-rudiger

Dikur shiste çorape, sot futbollist fenomenal

Futbollisti fenomenal i Romës, Antonio Rudiger mësohet se më parë ka shitur ...