Celularët nuk do kenë më nevojë për karikues

Teknologji

Studiuesit e Universitetit Michigan në saje të nano-teknologjisë zbuluan mënyrën për të krijuar energji, duke përdorur lëvizjet njerëzore.

Ata bënë një pajisje, e cila duket si shirit elastik filmi. Shkencëtarët arritën me ndihmë të nano-gjeneratorit të “drejtojnë” një ekran LCD me prekje, 20 LED ndriçuese dhe tastierë fleksibil, pa përdorimin e baterisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Së shpejti do të mund nisemi për rrugë, pa e mbushur telefonin një javë. Meqë pajisja do të mbushet me lëvizjet tona të përditshme”, tha Nelson Sepulved nga Departamenti për Elektronikë dhe Inxhinieri Kompjuterike.

Pajisja e plotë quhet nano-gjenerator forelektrik biokompatibil (FENG). Pajisja është e hollë sa një letër dhe mund t’i përshtatet shumë madhësive.

Pajisja që mbush LED ndriçueset është me madhësi të dorës, ndërsa pajisja për mbushjen e tastierave është me madhësi të gishtërinjve. Studimi është publikuar në revistën “Nano Energy”.

ME TE LEXUARAT