“Amanet fëmijët se unë ika”, porosia e burrit që vrau gruan në Kuçovë

polici-kucoveNjë krim i rëndë brenda familjes i ka marrë jetën gruas së shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesante në Drizë të Kuçovës.

Policia njoftoi se shtetasi Rruzhdi Luzi, 57-vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe.

Ngjarja ka si motiv xhelozinë, e cila është konfirmuar edhe nga dëshmia para oficerëve të policisë e autorit.

Burime nga policia thonë se grindja mes çiftit Luzi mësohet se nisur që në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur bashkëshorti është kthyer në banesë.

Alarmi është dhënë nga tre fëmijët e çiftit që pasi kanë parë nënën të gjakosur dhe të pajetë kanë kërkuar ndihmë tek fqinjët, shkruan Ora News.

Policia thotë se e gjeti të pajetë në dhomën e saj të gjumit 49 vjeçaren, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plage të madhe shkaktuar në fyt me mjet prehës, thikë.

Autori u arrestua ne banese pasi mësohet se nuk kishte lëvizur pas ngjarjes nga shtëpia.

Ai ka deklaruar në momentet e para se kishte qëlluar ndaj bashkëshortes së tij, pas një grindje për motive xhelozie.

Dëshmitë për Ora News

Baxhanaku: Nuk e dimë sesi ndodhi kjo ngjarje. Shkonin mirë, vija gjithmonë. Mora vesh në orën 2 të natës, në telefon. Mora gruan, motrën e asaj, erdha këtu.Pyeta të vëllanë sesi ndodhi, më tha: Kishin ngrënë, kishin pirë. Kishte ardhur çuni dhe çupa kishin ngrënë bukë, se çuni vjen vonë në orën 1 të natës. Kishte ngrënë bukë, kishte lënë bukën të shtruar në tavolinë. Kishin rënë për të fjetur dhe pas asaj është bërë ai muhabeti.Nuk kanë pasë probleme.

Gazetari: Policia thotë për xhelozi.

Baxhanaku: Absolutisht. Ka qenë njeri fukara, i vuajtur në punë si ai dhe ajo.E kemi ndihmuar shumë. Punonte punë bujqësie, e merrnin dhe komshinjtë për të punuar, punonte për copë buke, merrte ndonjë lekë dhe mbante fëmijët gjallë.Kanë tre fëmijë. Fëmijët kanë qenë në gjumë, në dhomën tjetër. I kishte nxjerrë i vëllai dhe i kishte dërguar tek e ëma. Ai kishte marrë vetë policinë në telefon hajde se unë e bëra këtë gjë. “Amanet fëmijët se unë ika” i kishte thënë të vëllait.Për arsyet nuk di gjë, erdha vonë. Dhe i vëllai nuk dinte asgjë si kishte ndodhur.

Baxhanaku: Ishte njeri i mirë. Është një gjë enigmë.Punët e tyre i di ai që është atje.Çfarë xhelozie ai aman, ai ka qenë një njeri si të thuash pak si i sëmurë, e ka pasur një shqetësim por jo lajthitje nga truri.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...