Deputeti i PD: Rama bllokoi rritjen e rrogave për të dhënë “limonatë elektorale”

bodeDeputeti i PD-së, Ridvan Bode akuzoi qeverinë Rama se ka “bllokuar rritjen e rrogave për të dhënë limonatë elektorale”.

Nga foltorja e Kuvendit, Bode u shpreh se Rama jo vetëm që nuk ka ulur taksat por i ka rritur ato.

Bode shtoi se shqiptarët kanë paguar 800 milionë dollar në taksën tatimit të vlerës së shtuar dhe rriti çmimin e energjisë elektrike në 23%.

Deklarata:

Qytetarët me sytë në ballë dhe veshet në vend shpresoj të mund të kenë parë në mënyrë subjektive këta këtu pas nesh të cilët kanë zhytur vendin.

Po i’a bëj të qartë kryeministrit se i del në ëndër qeveria e mëparshme se nuk mund ta arrijë atë. Qeveria jonë qeverisi shqiptarët në dy mandate dhe ju na sulmuat me 1000 dacka që po i’u kthehen në grushta.

Në tre vitet e shkuara keni thënë vazhdimisht se bëtë shtet, ju bëtë shtetin e krimit që rezultoi fatal për qytetarët e thjeshtë, shtetin që detyroi qindra mijëra shqiptarë të marrin rrugën e emigrimit.

Ju jeni këtu për të dhënë llogari për premtimet tuaja. Ju thatë se në qeverisjen tuaj qytetarët do të paguanin më pak, por 90% e shqiptarëve kanë mbajtur barrën shtesë të taksave. Shqiptarët kanë paguar 800 milionë dollarë në taksën tatimit të vlerës së shtuar (TVSH).

Jepini llogari shqiptarëve…. Thatë se do të hiqni TVSH-në për mallrat e shportës, përkundrazi e rritët atë. Mbajtët të bllokuara rritjen e pagave për t’i dhënë limonatë elektorale pensionistëve dhe arsimtarëve.

Në fondin e pensioneve janë shtuar 64 milionë dollar dhe jo shifra që ju thoni.

Ju nuk ulët energjinë elektrike, por rritët çmimin me 23% dhe përmes rritjes keni hartuar 400 milion dollarë më shumë në formën e pagesës së energjisë elektrike.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...