Fotoja e dhjetorit 1990/ Blushi: Të përshëndesje me dy gishta ishte në modë!
Kreu i partisë "LIBRA", Ben Blushi ironizon me ndryshimin që ka pësuar vendi, duke kujtuar ëndrrën e parealizuar të shqiptarëve që luftuan për “Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Blushi ka publikuar një foto të dhjetorit të ndryshimit të madh dhe shkruan se Shqipëria ka ndryshuar, gjysma e miqve të tij kanë ikur për të mos u kthyer më.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Postimi i Blushit:
DHJETOR 1990
Me miqtë e mi të Universitetit Blendi Fevziun, Dritan Islamin, Pirro Thanasin, Enin dhe Noelën para 26 vitesh. Të përshëndesje me dy gishta ishte modë ato ditë. Ne ishim studentë dhe besonim se Shqipëria do ndryshonte shpejt. Dhe në fakt ka ndryshuar. Gjysma e miqve të mi në këtë foto kanë ikur për të mos u kthyer më!