Kush ia bllokoi Facebook-un Manjanit? Ministri flet për disa ‘katjushka’
Lajmifundit
/
8 Dhjetor 2016, 12:07
Aktualitet
Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i është bllokuar faqja e tij në Facebook. Mesa duket janë bërë disa persona bashkë dhe i kanë bërë kërkesë rrjetit social për të bllokuar këtë faqe. Lajmin e ka bërë me dije vetë Manjani i cili ka zgjedhur Twitter për të komunikuar. Kush janë ‘katjushkat’ që përmend Manjani?
“”Katjushkat” e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebook për të më bllokuar komunikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, shkruan ministri i Drejtësisë në Twitter.