Bllokohet dogana e Murriqanit, qindra shqiptarë "ngecin" në Mal të Zi

Aktualitet
Bllokohet dogana e Murriqanit, qindra shqiptarë "ngecin" në

Qindra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej mëse tre orësh në doganën e Murriqanit nga pjesa e Malit të Zi. Ata janë duke tentuar të hyjnë në territorin shqiptar por pala malazeze u thotë se nuk punojnë sportelet si pasojë e mosfunksionimit të sistemit kompjuterik.

Janë dhjetra autobusë që kanë ngecur të bllokuar, në brendësi të të cilëve gjenden fëmijë, pleq e të sëmurë. Për momentin kalojnë vetëm makinat e vogla ndërsa autobusët nuk lejohen. Një situatë e tillë ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të qytetarëve kundrejt Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve shqiptare të cilët me sa duket deri në këto momente po flenë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I bëjmë thirrje strukturave përkatëse të angazhohen sa më shpejt dhe të zgjidhin këtë situatë të rëndë të këtyre shtetasve shqiptarë. JOQ

ME TE LEXUARAT