Bie nga lartësia, humb jetën 75-vjeçari në Durrës

Aktualitet

polici durresNjë i moshuar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga tarraca e pallatit në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga policia bëhet fjalë për shtetasin Rehep Kasa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte ngjitur në tarracë për të rregulluar antenën, por është rrëzuar dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 07.12.2016, rreth orës 12:00, në lagjen Nr. 5 Durrës është rrëzuar aksidentalisht, nga pallati ku banon, shtetasi R.K. 75 vjeç.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Shtetasi R. K. ka hipur në tarracën e pallatit për të rregulluar antenën, ku edhe është rrëzuar. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të saj.

/LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT