Bes Kallaku dhe Kimikati ironizojnë Arilenën, ja pyetja që kanë për të (Video)

Showbiz

Arilena, këngëtarja shkodrane, këtë vit ka fituar shumë vëmëndje me këngën “Nëntori”, në festivalin “Kënga Magjike”. Mësohet se ajo është një ndër këngët pjesëmarrëse më të klikuara në festivalin “Kënga Magjike” .

Humoristi Bes Kallaku duket se është një ndër fansat e kësaj balade, edhe pse nuk është e kënduar nga e dashura e tij Xhensila. Ai ka shpërndarë një video në Instagram ku në sfond dëgjohet kjo këngë, ndërkohë që në makinë ndodhet së bashku me një nga kolegët e tij në Portokalli.

Si gjithçka tjetër edhe kjo këngë është trajtuar me humor nga Besi. Vetë këngëtarja Arilena e ka rishpërndarë video në profilin e saj në Instagram duke e cilësuar si “no comment”, ndonëse duket se edhe ajo e ka marrë me shaka këtë postim të Kallakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

http://scontent.cdninstagram.com/t50.2886-16/15479838_1148634831902314_3439235091367198720_n.mp4

ME TE LEXUARAT