Basha në Gjirokastër: Me PD-në po bashkohen edhe ish-kundërshtarë

Politikë

basha-vettinguKru i PD-së, Lulzim Basha u takua me banorët e lagjes Zinxhira në Gjirokastër ku u tha se në qeverinë e tij qëllim kryesor do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, ujë e drita.

Basha u shpreh se nëse vjen në pushtet, " familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit", kjo ishte sipas tij puna e parë që do të bënte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata:

Qeveria ime nuk do harxhojë 80 apo 10?0 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon ky. Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër. Paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike.

Kjo qeveri është shkëputur tërësisht nga realiteti i qytetarëve, që prej ditës së pare, me vullnetin e saj. Ky kryeministër është izoluar nga hallet e shqiptarëve prej ditës së tij të parë në zyrë. Sot shpresa po vdes për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal të mirës. Ky është instrumenti, ky është çelësi për të thyer ciklin vicioz të tranzicionit, duke i thënë urdhëro, dhe duke i hapur derën të mirës dhe duke i thënë ndal të keqes, brenda vetes tonë dhe pastaj për të gjithë shqiptarët.

Masa kritike e shqiptarëve kërkon ndryshim. Gjendja aktuale është e padurueshme. Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë. Edhe me afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Të njohim realitetin që përjetojnë ditë për ditë qytetarët tanë. Evidentimi i plotë i kësaj gjendje është në radhë të parë një instrument i domosdoshëm, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët.

ME TE LEXUARAT