Basha me “dorë të hekurt”, 1/3 e grupit nuk do jenë më deputetë

Politikë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha para të rinjve se nëse vjen në pushtet do të nisë një ndryshim që do të prekë fillimisht PD-në.

Duke folur mes të rinjve, Basha premtoi se 35% e grupit të PD do jenë të rinj e të reja të talentuar me aspirata e ideale për vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha u shpreh se njeriu duhet të reflektojë për gabimet, e kundërshtarit por edhe të vetat.

“Reflektimi im për rininë i qartë. 35% e grupit të PD do të vijë nga ju dhe do t’i zgjidhni ju lirisht me votën tuaj, sipas aftësisë së tyre, sipas bindjes suaj. Pushtet për qytetarët dhe jo për politikanët”, tha Basha.

 

Deklarata:

26 vite më parë, heronjtë tanë e hapën rrugën. Sot ju bëj apel ju të rinjve, pas 26 vitesh a jeni gati të merrni në dorë fatin e vendit. Para 26 vitesh ekzistonin dy botë, bota e Bllokut, dhe nga ana tjetër Shqipëria reale. Edhe sot është kështu, ka një botë me krokodilë të korrupsionit, dhe një botë tjetër me njerëz në varfëri, pa mundësi, pa shëndetësi, të rinj pa të ardhme. Janë dy botë, dhe njësoj si para 2+ vitesh, kur udhëheqësi krenohej se jemi populli më i mirë ushqyer, ndërsa shqiptarët nuk merrnin as vlerat kryesore ushqimore. Edhe sot kryeministri ju kujton të lexoni raporte, për të bërë të zezën të bardhë. Por e zeza e bardhë nuk bëhet me propagandë e mashtrim. Liria dhe rinia janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrën.

Të drejtën për të vendosur me demokraci, për të arritur lumturinë si e mendojmë ne jo si e koncepton njëshi në parti apo kryeministri. Në këtë reflektim dua tu them se cfarë janë unë gati të bëj për të qenë në lartësinë e shpresës së cdo të riu. Dua t’u them nga ky shesh se liria si zgjidhja për gjendjen e tmerrshme fillon nga shtëpia jonë, për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj me zë të lartë, për të kritikuar këdo, për të mos qenë servilë të kryetarit, për të qenë vetvetja, forca më e madhe në PD. Forca e ndryshimit, nuk është betejë për të sjellë PD në pushtet, për të më dhënë mua dhe ekipit tim.

ME TE LEXUARAT