8 Dhjetori, Basha: Sot nuk kemi demokraci, por sundim!

Politikë

Me rastin e 8 Dhjetorit, Dita Kombëtare e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur të rinjtë nga Qyteti Studenti aty ku morën hov protestat demokratike 26 vite më parë.

“Sot, pas 26 vjetësh, liria dhe demokracia mbeten ende aspirate të paplotësuara, – tha Basha. – Të bëhemi të djathtë dhe të majtë për një Shqipëri europiane. Pse edhe pas 26 vitesh jemi të fundit, pse s’jemi si sllovakët, çekët?! Çfarë shkoi keq, çfarë duhet të ndryshojmë?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më lejoni të jap reflektimet e mia për atë që duhet të ndryshojmë. Sot nuk kemi demokraci, por autokraci, pushtet i pakufizuar në duart e njerëzve, pushtet në duart e kryeministrit.

Sot nuk ecën përpara sipërmarrësi i dnershëm, që konkuron me produkte, por ai që përcakton i plotfuqishmi i katundit, i qytetit, I kryeministrisë dhe përcakton nga zyra e tij, telefoni i tij, se cili biznes do të ecë, se ku do të shkojë taksidari dhe doganieri për të terrorizuar sipërmarrësit.

Kemi parti politike që mendojnë vetëm për pushtetin e tyre dhe jo për qytetarin. Asgjë nuk është më në duart e qytetarëve.

Frika dhe terrori që kjo kastë e inkriminuar sundon ekonomine dhe institucionet, shpirtin dhe mendjet e shqiptarëve, ky është armiku i vërtetë i shqiptarëve dhe unë jam i bindur se të rinjtë si ju nuk u ngritën kundër disa figurave, por dhanë sot më 8 dhjetor 2016, kushtrimin se rinia demokrate dhe rinia shqiptare kanë vendosur të ringrihen përsëri t’I kthejnë çdo shqiptari të drejtën që është e tyrja për të vendosur me demokraci, për të arritur lumturi, siç e mendojnë, jo siç e përcakton “njëshi” në Kryeministri.

Dua t’jua them se nga ky shesh I frymëzimit për liri dhe demokraci se liria është zgjidhja për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, liria për të kritikuar këdo dhe thënë atë që mendoni, liria për të mos qënë servilë të kryetarit apo deputetit, liria për të qënë forca më e madhe e ndryshimit, forca e së nesërmes.

ME TE LEXUARAT