Banorët në Fier protestojnë: Makinat e TAP e shkatërruan rrugën

Në fshatin Hamilja në Fier kanë nisur protestat ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë që po kryejnë punimet për shtimin e linjës së gazsjellësit TAP. Banorët kanë bllokuar rrugën për në fshat dhe kërkojnë sistemimin e saj nga përfaqësues të firmës TAP. Mësohet se dhjetëra banorë të këtij fshati, njësia administrative Ndërmenas, në Fier, kanë protestuar kundër gazjellësit TAP. Sipas banorëve, që kanë bllokuar rrugën kryesore që të çon në fshat, edhe pse nga ana e firmës ishte premtuar se dëmet e shkaktuara nga mjetet e tonazhit të rëndë në rrugë, do të riparoheshin brenda vitit, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ata kanë kërkuar asfaltimin e rrugës kryesore si dhe investime të tjera në zonën ku jetojnë.
Prej të paktën 1 viti, në Ndërmenas në Fier vijojnë punimet për shtrimin e linjës së gazjellësit TAP, i cili ka dëmtuar rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Durrës, vajza 2-vjecare bie nga ballkoni

Një ngjarje që mund të përfundonte në mënyrë tragjike ka ndodhur rreth ...