Ban Ki-moon kërkon ndërprerjen e armiqësive në Ukrainë

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

banSekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, iu është bashkuar liderëve të tjerë, ndërsa ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe seperatistëve pro-rusë në linjde të Ukrainës. Ban përmes një deklarate të lëshuar ka thënë se është alarmuar nga luftimet e fundit. Shefi i OKB-së ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Ai tha se luftimet kërcënojnë prishjen e planit 12 pikësh të nënshkruar nga përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe rebelëve në Minsk, më 5 shtator. Një zëdhënës ushtarak ukrainas ka thënë dje se katër ushtarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në lindje të Ukrainës. Disa raporte bëjnë me dije se së paku 14 persona janë vrarë në fundjavë, si rezultat i luftimeve. Më shumë se 4 mijë e 700 persona janë vrarë në linjde të Ukrainës që nga prilli i vitit të kaluar. REL

ME TE LEXUARAT