I vranë djalin, babai i Nelgert Patës: Më vodhën makinën e blinduar

Aktualitet

nelgert-pataPolicia e Tiranës ka bllokuar një veturë të blinduar në pronësi të Nelgert Patës, e cila qëndronte e parkuar pranë banesës së tij, pranë ish- ekspozitës në kryeqytet.

Vetura e markës BMW, seria 3, qëndronte e parkuar jo shumë larg shtëpisë së babait të Nelgert Patës, Astrit Pata, pranë një blloku pallatesh pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Ky i fundit pasi kishte vënë re mungesën e mjetit në vendin e parkuar kishte njoftuar sallën operative të policisë nëpërmjet telefonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai pretendonte se i kishin vjedhur veturën, të cilën e kishte të parkuar prej shumë ditësh në atë vend.

Burimet e policisë thane se automjeti është bllokuar, pasi dyshohej se mund te kishte armë apo sende të kundraligjshme. Madje jo shume larg vendit ku ishte parkuar makina u plagos në atentat Andi Mustafaraj. Ky i fundit njihet si person i afërt me grupin e Elton Çiçës, i vrare më 2 maj të këtij viti në kryeqytet.

Pas komunikimit me policinë, Astrit Pata është njoftuar se mjeti është bllokuar nga policia për qëllime hetimore, por se deri më tani nuk bëhet e ditur nëse janë gjetur sende të kundraligjshme apo jo shkruan Klan.

ME TE LEXUARAT