Rrëzohet avioni rus me 200 pasagjerë, bie në Egjipt

Bota

avioniiiNjë avion rus me të paktën 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e e shtypit e kryeministrit egjiptian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi.

Fillimisht pati informacione pështjelluese në lidhje me fatin e avionit. Disa media raportuan se avioni ka dërguar sinjale nga hapësira ajrore turke, ndërsa të tjera shkruanin se avioni është rrëzuar në afërsi të Qipros.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas rusë, turistë që po ktheheshin në vendlindje.

Avioni ishte pronë e kompanisë ajrore Kogalymavia. Besohet se në momentin e rrëzimit në bord kanë qenë 217 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë stafi.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paditura, po ashtu edhe fati i pasagjerëve.

ME TE LEXUARAT