Atmosfera e festave në sheshin “Nënë Tereza”, Bashkia e Tiranës premton shumë për qytetarët e saj

Soft

Festat e fundvitit në Tiranë po priten më së miri. Një koncert gjigand do të zhvillohet me rastin e Vitit të Ri në sheshin “Nënë Tereza”. Miqtë më të mirë të kësaj feste do të jeën muzika dhe fishekzjarre.

Bashkia e Tiranës ka premtuar një festë të paharrueshme për qytetarët e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame, ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin festiv që organizohet sot në sheshin “Nënë Tereza”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot Bashkia e Tiranes organizon një koncert të madh festiv ne sheshin “Nënë Tereza”, duke nisur nga ora 23:30 deri në orën 1:30 pas mesnate. Ju ftojmë ta festojmë të gjithë bashkë natën e ndërrimit të viteve, një spektakël i madh fishekzjarrësh, me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare”, tha Dhame.

Atmosfera e festës do të përcillet nga Marina dhe Luana Vjollca, ndërsa nuk do të mungojnë dhe performancat e artistëve të tjerë të njohur si Klajdi Selimi, Majk & Onat, si dhe Dren Abazi, së bashku me Zig Zag Orkestra. Një atmosferë të veçantë do të krijojnë dhe Lazer Shoë, Talentet e Tirana Art Fest dhe Akrobatët e Cirkut Kombëtar.

Mbrëmjen e sotme të ndërrimit të viteve, nuk do të mungojë as numërimi mbrapsht i akrepave të orës që do të shoqërohet nga spektakli i fishekzjarrëve, por edhe urimi i kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për çdo qytetar të Tiranës dhe të Shqipërisë në këtë fundvit.

ME TE LEXUARAT