Arsyet tronditëse se përse jemi gjithmonë të uritur

Soft

pc-foodTë qenurit i uritur vjen nga arsye të ndryshme. Një studim i bërë së fundmi evidenton disa arsye të reja.

Dremitjet e vogla dhe streset ju bëjnë të uritur. Të shohësh televizor të bën të uritur. Përmasat e gabuara të pirunit ju bëjnë të uritur.

Aner Talm, një studiues i universitetit të Cornell thotë se: “Uria nuk është thjesht ushqimi i nevojshëm për nevojat fizike. Ka faktorë të ndryshëm psikologjik, biologjik dhe mjedisor që ndikojnë në uri”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, këtu përfshihen dhe zakonet tuaja të ushqyerjes. Tal thotë se nëse hani gjithmonë në orën 2 trupi do e ndiejë këtë nevojë gjithmonë në këtë orë dhe në qoftë se trupi nuk e ka si nevojë biologjike.

Studiuesi në këtë rast jep një këshillë e cila konsiston në ngrënien gjithë kohës të ushqimeve në mënyrë që trupi mos të krijojë atë gjendjen e pritjes së orarit.

Por cili është faktori kryesor që përbën shkak për të ndjerë uri gjatë gjithë kohës? Një rol të madh e luajnë zgjedhjet tuaja në ushqime, thotë endokrinologia Belinda Lennerz.

“Kjo ndodh më shumë kur konsumojmë ushqime të pasura me yndyrna, proteina dhe fibra, të cilat treten ngadalë”, thotë Belinda. “Po flasim për ushqime me përpunim të lartë karbohidratesh”.

Në këtë kategori hyjnë buka e bardhë, orizi i bardhë, produktet e patates, pijet me sheqer, drithërat e përpunuara për mëngjes, biskotat dhe patatinat. “Këto produkte bëjnë konfuz sistemin e kontrollit të urisë së trupit tuaj, i cili punon më së miri kur hani ushqime që treten ngadalë”, thotë një tjetër koleg i Belinda Lennerz.

Sigurisht që nuk është e lehtë të shmangen këto ushqime. Por në kohët e sotme ushqimi është në dispozicion gjithmonë, dhe pa asnjë vonesë. Thjesht nuhatja apo dhe duke e parë ushqimin, thotë Lennerz ju shton urinë.

Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë? Për fillestarët, largoni ushqimet shumë të përpunuara, duke i zëvendësuar me ushqime të shëndetshme, me fibra e të pasura me proteina. Studiuesit sugjerojnë edhe meditimet, shëtitjet, ushtrimet që të mbajnë larg ushqimit dhe të ndihmojnë të zhdukësh këtë dëshirë të pandërprerë.

ME TE LEXUARAT