Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Belgjikë, kërcënoi me armë në Facebook

Aktualitet

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia belge pasi kërcënoi me vdekje dy të rinj përmes Facebook-ut. Abc Neus ka siguruar videon, ku duket qarte që Ardian A., shtetas shqiptar që jeton në Belgjikë, kërcënon me armë zjarri dy shtetas belg.

“Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë. Vëllai im është në burg, por unë jam ende këtu” thotë shqiptari. 20 vjecari është përpjekur të hakmerret për vëllain e tij të vogël 16-vjeçar, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi sulmoi me thikë pikërisht dy të rinjtë belgë pas një konflikti mes tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngarja ndodhi ne qytetin Ninove në afërsi me Brukselin. Dy 24-vjeçarët belgë bënë denoncim në polici pas kërcënimit. I riu shqiptar, më herët kishte publikuar në Facebook një foto të flamurit shqiptar dhe dy pistoleta.

Partia opozitare në Ninove ka akuzuar kryetarin e bashkisë për rritje të kriminalitetit, duke thënë se shkak për këtë është prania e vogël e policisë.

ME TE LEXUARAT