Konflikt me policinë, pranga vëllait të kryebashkiakut të Devollit

Aktualitet

plagosja-korcePolicia në Devoll ka ndaluar këtë të shtunë vëllain e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, për shkak se është konfliktuar me disa efektivë të policisë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Altin Nallbati është ndaluar pasi ka goditur në ambjentet e komisariatit oficerin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, Devi Ago dhe bashkëshorten e tij, oficere policie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve, Nallbati ndodhej në komisariat pasi një i njohur i tij ishte shoqëruar për prerje të paligjshme pyjesh.

Fillimisht ai është konfliktuar me punonjësen e policisë. Bashkëshorti i kësaj të fundit ka ndërhyrë dhe situata është përkeqësuar në përplasje fizike.

ME TE LEXUARAT