Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Aktualitet

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në Worcestershire kanë tërhequr zvarrë dy emigrantë, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.

Nga videon që është shpërndarë nga pronari i biznesit me origjinë shqiptare duket momenti kur emigrantët dalin nga dera e pasme e lavazhit me duart lart, ndërsa pasi urdhërohen të shtrihen në tokë, njëri prej tyre tërhiqet zvarrë për disa metra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja është regjistruar në 28 nëntor të këtij viti, ndërsa aksioni i policisë për goditjen e emigrantëve të paligjshëm është kritikuar nga banorët e qytetit pas pamjeve të rënda.

Ata shprehen se kjo i turpëron britanikët dhe nuk duhet që të përsëritet, pasi emigrantët u trajtuan si terroristë.

Njëri nga të arrestuarit, 26-vjeç nga Shqipëria është dërguar në një qendër paraburgimi për emigrantët.

Ashpër ka reaguar edhe pronari i biznesit, shqiptari Bashkim Ademi, i cili shprehet se nuk kam qenë në gjendje të fle për shkak të mënyrës se si jam trajtuar.

ME TE LEXUARAT