Amnistia liron 1 mijë të burgosur, zbatohet në janar 2017, përjashtohen dhunuesit në familje

Aktualitet

Qeveria shqiptare vendosi të amnistojë rreth 4 mijë persona që mbahen të burgosur. Rreth 1 mijë prej tyre do të lenë qelitë në muajin Janar, kur hyn në fuqi vendimi, ndërsa 3 mijë të tjerë përfitojnë ulje të dënimit.

Të burgosurit që përfitojnë nga kjo amnisti, do ti kalojnë festat e fundvitit në qeli. Nga drafti i miratuar pritet të përfitojnë të dënuar dhe të paraburgosur që janë proceduar për vepra penale të cilat kanë marzh dënimi maksimumi deri në 2 vite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Risia e kësaj amnistie është se nuk përfitojnë përsëritësit e të njëjtës vepër penale, ata që i janë shmangur drejtësisë, apo të liruarit me kusht.

Gjatë diskutimit në Qeveri, është vendosur që të hiqen nga lista e përfituesve edhe autorët e dhunës e të krimeve në familje.

Ky projektligj pritet të kalojë për diskutime në komisionet parlamentare ditën e premte. Nga amnistia janë përjashtuar veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje, për shkak të ngjarjeve të ditëve të fundit.

ME TE LEXUARAT