Ja si është gjendja e Al Bano Carrisit pas dy infarkteve në zemër

Showbiz

Është jashtë rrezikut këngëtari Al Bano Carrisi, i cili gjatë provave të koncertit të Krishtlindjeve në Romë pësoi dy infarkte brenda dy orësh.

Ai iu nënshtrua urgjentisht një ndërhyrjeje kirurgjikale prej tre orësh, që sipas mjekëve ka dalë me sukses. Madje, ai ka dhënë një intervistë për revistën “Oggi”, në të cilën rrëfen se goditjen e parë e pati kapërcyer pa problem, por herën e dytë pati kërkuar ndihmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke treguar detaje të operacionit, të kryer në anestezi të pjesshme, me shaka ai thotë se, “Atje lartë nuk e duan”.

Mendohet se pas dy ditësh ai do të dalë nga spitali, ndërkohë që pritet të shihet nëse ai do të jetë ndër këngëtarët që do të marrë pjesë në festivalin e ardhshëm të Sanremos.

Këngëtari 73-vjeçar ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe në shtator të këtij viti, me dekret të presidentit të Republikës, atij iu dha shtetësia shqiptare.

ME TE LEXUARAT