Aksioni “Kodrina”, ja videoja e kapjes së 50 kg drogë në Tiranë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit me iniciale F.H, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohej se në banesën e shtetasit F.H, ka lëndë narkotike.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.H, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike të llojot Cannabis Sattiva.
– 9 pako të paketuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva
– Disa degë bime, të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva

Me një peshë të përgjithshme rreth 50 kg.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...