Aksidenti me vdekje në Lungomare, lirohet polici që kërkoi të devijonte hetimin

polici-vloreGjykata e Vlorës ka dhënë paraditen e së premtes masën e sigurisë për policin që kërkoi të devijonte hetimin e aksidentit që i mori jetën një 18-vjeçari në zonën e Ujit të Ftohtë.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Myslym Ismailajn. Kreu i hetimit të aksidenteve në Vlorë u arrestua nën akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Myslym Ismailaj ushtroi presion ndaj të plagosurit në një aksident të rëndë të ndodhur në Vlorë, që fajësonte veten dhe hiqte dyshimet ndaj firmës që punonte në rrugë.

Ismailaj u fut në dhomën e të dëmtuarit Beja, rreth orës 10:00 të paradites së të martës dhe gjatë marrjes në pyetje i kërkoi atij të deklaronte se kishte patur problem me shikimin si drejtues mjeti dhe nuk e kishte parë tabelën që paralajmëronte punime në rrugë.

Ismailaj u përpoq të devijonte hetimet në lidhje me këtë aksident, ai gaboi në rastin kur u kërkoi të gjithë familjarëve të dilnin jashtë dhomës së spitalit.

Ata sapo janë vënë në dijeni të presionit që Ismailaj po bënte, njoftuan drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme si edhe menjëherë bën kallëzimin në SHKB.

Hetimet më pas treguan se vetë Ismailaj i kishte kryer ato veprime të ngritura nga pretendimet e familjareve të të plagosurit si edhe të viktimës. Por ndërsa policia ka gjetur prova të implikimit të Ismailajt, ajo është duke kërkuar nëse shefi i hetimit të aksidenteve ishte i paguar apo jo.

Dyshimet e para qëndrojnë që Ismailaj nuk e kishte thjesht perceptim sugjerimin që i bëri të dëmtuarit për aksidentin, por se është paguar për të bërë presion. Megjithatë, i arrestuari e ka mohuar këtë fakt, ndërsa do të rimerret në pyetje.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...